Transmetuar më 09-04-2024, 22:02

Spektali i sotëm ka nisur me krisjen e miqësisë mes Romeos dhe Meritoni. Dyshja përballën të vërtetat e tyre, duke lënë të nënkuptohet se miqësia e tyre është thyer njëherë e përgjithmonë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Juli, i cili është shprehur se në fakt kjo miqësi nuk ka qenë aspak e vërtetë edhe jashtë mureve të shtëpisë pasi sipas tij është e pamundur që dy miq të zihen kaq keq dhe të përmendin gratë e njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, Juli ka vendosur që ta pyesë drejtpërdrejtë Meritonin se pse nuk është larguar nga loja në emër të dashurisë, ashtu sikurse ai kishte premtuar se do dilte nëse do dilte Ilnisa.

“Nuk di kur kam premtuar që do dal nga Big Brother për hir të dashurisë. Unë jam duke vazhduar për kauzën e djalit tim dhe për Ilnisës”, është shprehur Meritoni.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit