Transmetuar më 08-04-2024, 21:56

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion veliaj, ka folur për ndalimin e drejtorëve nga SPAK.

Veliaj u shpreh se Bashkia i ka vënë në dispozicion Prokurorisë çdo dokument që ka kërkuar.

“Ka një procedurë si kompanitë garojnë, dhe në 1 mijë gara, apo 11 mijë veta staf në bashki, ka një probabilitet që të ketë probleme. Pas çdo sfide ka një oportunitet.

Kur dola nga spitali zbulova problemin që kishte organizata ime. Në 1 mijë procedura që ka bashkia, fakti që sot edhe për 1% jo vetëm që nuk i bëhet rezistencë, por shkresat në Prokurori cohën vetë nga bashkia, çdo gjë që i kërkon Prokuroria.

I njoh dhe i kam bashkëpunëtorë, kemi bërë punë të jashtëzakonshme bashkë, Taulanti ka bërë 40 shkolla në Tiranë…”, tha ai.

Meqë përmendet rastin e Durrësit. E patë që ishte sajesë. Kompanitë që ishin marrë, një Hoxha dhe Kadiu, familje të djatha historikisht. Një pjesë e pronës ishte atyre, e të atit të ndjerë. Investitorët kanë shkuar për hotel. Ka tërë jetën në Durrës. Ne nuk jemi as prokurori as sigurimsa. Ne në orën 8 shkojmë në punë të ndryshme. Nuk jam i lumtur për këtë histori, po kjo nuk është histori që 999 punët e tjera të ndalojnë. Nuk do ishte mirë të thosha që janë lanetët e mi. Kush bën një gabim duhet të japi llogari.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit