Transmetuar më 09-04-2024, 08:20

Për Interin nuk mjafton të jetë i pari në renditje, me një diferencë të madhe nga vendi i dytë. Shumë shpejt do të zyrtarizojë titullin kampion, yllin e dytë në fanellë (në fakt do të jetë titulli i 20-të në historinë e klubit zikaltër), por Simone Inzaghi dhe lojtarët e tij kanë edhe mundësinë për të vendosur dy rekorde në mbrojtje.

E para ka të bëjë me numrin minimal të golave të pësuar në Serie A, që kur kjo ligë u bë me 20 ekipe, prerogativë e Juventusit dhe Gigi Buffon, të cilët në sezonet 2011/12 dhe 2015/16 e mbyllën me 20 gola të pësuar në një edicion të vetëm.

Rekordi i dytë, në vend të kësaj lidhet me numrin e portave të pastra (pas pësuar gol), që një ekip ka regjistruar në një kampionat të vetëm. Ky rekord aktualisht është 21 ndeshje pa pësuar gol, vendosur në të kaluarën nga Buffon (Juventus 2011/12 dhe 2015/16), Provedel (Lazio 2022/23) dhe De Sanctis (Roma 2013/14). Interi e ka mbajtur 18 herë portën të paprekur në 30 ndeshjet e para të këtij sezoni.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit