Transmetuar më 08-04-2024, 12:40

Mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil Van Dijk, foli në podcast "The Rest is Football", ku përmendi sulmuesit më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij.

Një listë nga e cila përjashtohet Cristiano Ronaldo, pavarësisht se gjatë kohës së tij te Real Madridi, portugezi fitoi një Champions League kundër Liverpool-it të holandezit.

Emri i parë i përmendur është ai i Lionel Messit. Më pas kalojmë te Erling Haaland, një qendërsulmues i cili “nëse i lë një centimetër hapësirë ai do të të ndëshkojë”.

Emri tjetër është ai i Sergio Agueros, ndërsa i fundit, disi çuditërisht duke pasur parasysh kalibrin e lojtarëve të përmendur më parë, quhet Olivier Giroud.

Van Dijk flet për sulmuesin e Milanit kështu: “E kujtoj mbi të gjitha kur luajti bashkë me Hazard… Gjithmonë mendoja se nuk do të shënonte, por në fund të fundit ia dilte".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit