Klasikja e futbollit shqiptar, Partizani-Vllaznia, e luajtur mbrëmë në “Arena Kombëtare”, u mbyll pa gola (0-0). Një rezultat që kënaqi më shumë kuqeblutë, të cilët ruajnë vendin e dytë në klasifikim. Trajneri i “demave të kuq”, Orges Shehi, nuk shqetësohet për distancën nga kreu i Superiores (mbahet nga Egnatia), duke qenë se në fund të 36 javëve kampionat do të zerohen pikët e katër më të mirëve, mes të cilëve do të zhvillohet pastaj “final four” për ekipin kampion.
Kjo përballje vlejti si provë gjenerale për “final four”…
Patjetër që kur vjen fundi dhe luan përballje direkt dhe “Final 4” pranë, të ndihmon. E kishim mendjen te ndeshja e sotme, jo te “Final 4".
Sa ndikuan mungesat e Carës dhe Hadrojit?
Patjetër janë lojtarë të rëndësishëm. Të gjithë kanë qenë stabël këtë periudhë. Kanë marrë përsipër të jenë pjesë kryesore. U vendosëm në fillim me skemë ndryshe, në fund ndryshimet e Skukës dhe Mbas ishin për të dalë në skemën e mëparshme”.
Me skemën e re që aplikove në fushë, sa i kënaqur je?
Patjetër që mos gaboj, topat e gjatë kërkonim të luanim me topin poshtë. Disa momente nuk kishim durim dhe kërkonim topa të gjatë. Duhet të bënim kombinacione më shumë. Kundërshtari i rrezikshëm vetëm me topa të gjatë. Donim të eleminonim këtë, në pjesën e dytë e bëm më mirë. Ka për t’u përmirësuar, hera e parë që luajmë me këtë modul, nuk është që çdo gjë shkon 100%.
Pse Rrapaj harxhoi energji në anën difensive dhe jo aq ofensive?
Konstatim i drejtë. Kur kundërshtari me bllok të ulët, nuk duhet të kërkojmë mes linjave. Rrapaj zbriste poshtë, kur duhet të lëvizte dhe rrinte afër sulmuesve. E bëm pak të kërkonim linjat anësore. Janë disa gjëra për t’u përmirësuar. Ishin të avashtë në lëvizjen e topit.
– Ndërhyre "kokë më kokë", zëvendësuat 2 sulmues me 2 sulmues të tjerë. A dha atë që doje kjo lloj lëvizjeje?
Në aspektin difensiv sepse kundërshtari po luante nga krahët dhe na vinte në vështirësi. Nga konsumi që kishte Skuka dhe Mba, i zëvendësuam për lojtar të freskët. E thashë, duhet të kërkonim lëvizje të topit më të shpejtë. Ose thellësi nga linjat anësore.
Egnatia duket se qëndron pak më sipër nga cilësia, apo këto 2 skuadra (Partizani dhe Vllaznia) janë më të fortat?
Nuk është kampionat si gjithë të tjerët. Vendoset me 2 ndeshje, lojtarët shpresojmë t’i kemi në maksimum dhe në gjendjen optimale. Të ishte si kampionati i vjetshëm, mobilizimi i çdo skuadre do të shihej më i madh. Duke u zeruar pikët, do luhet gjithçka për gjithçka.
Nuk e shikoni diferenca me kryesuesin?
Nuk besoj se ka diferencë. Mesa mbaj mend dhe para se të vija, Partizani me rivalët direktë ka bilancin më pozitiv.
A do ta synoni dhe vendin e dytë?
Patjetër që do ta kërkojmë. Sot kërkonim ta fitonim, ndoshta meritonim më shumë. Do të kërkojmë gjithmonë të ngjitemi sa më lart, për të qenë në pozicion më komod në fund.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd