Transmetuar më 08-04-2024, 09:19

BRAZIL- Një 27-vjeçar që merrte pjesë në gjyqin e vrasësit të babait të tij në Brazil ndërpreu gjyqin për të qëlluar disa herë mbi të dyshuarin dhe për ta sulmuar atë. Sipas mediave të huaja ngjarja u regjistrua në një sallë gjyqi në Sao Jose do Belmonte. Ndërkohë në lidhje me sulmin janë publikuar pamjet ku duket Cristiano Alves Tert teksa hapi zjarr ndaj Franscico Cleidivaldo Mariano de Moura.

Mbetet e paqartë se si Tert kishte hyrë në sallën e gjyqit me një revole të kalibrit 38. Sulmi ndodhi më 29 nëntor 2023, por policia publikoi videon vetëm më 1 prill 2024.

Policia që ndodhej në vend e ndoqi atë nga dhoma dhe përfundimisht e arrestoi nën dyshimin për tentativë vrasje. Moura i mbijetoi sulmit, por duhej të shkonte në një spital lokal dhe më pas të transferohej në një institucion më të madh për trajtim. Moura vrau ditën e sulmit ndaj tij doli para gjyqit për vrasjen e Francisco Alves i cili ndërroi jetë më 5 tetor 2012.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit