Transmetuar më 07-04-2024, 18:35

Ilnisa Agolli, pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP 3, në studio me moderatoren Enxhi Nasufi në “Fan Club” ka zbuluar emrat e 4 banorëve të cilët ajo i sheh si finalistë.

Pavarësisht përplasjeve që pati me Eglën, Ilnisa tha se e sheh edhe atë në finale dhe se është kurioze të shohë sesi do të sillet në vijim.

Enxhi Nasufi: Kë sheh në finale

Ilnisa: Po tani sa janë, 6 janë apo 5? Po Meritonin pa dyshim, po hajt meqë është qaraman po fusim edhe Romeon. Kë kemi tjetër? Majdanozin e grirë, Eglën. Ajo duhet të zbërthehet deri në fund në gjënë e saj dhe jam vetë kurioze sesi do reagojë. Po themi edhe Julin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd