Transmetuar më 07-04-2024, 07:28

Meriton Mjekiqi shpërtheu në lot në çastin kur duhej të përshëndetej me Ilnisa Agollin, që u largua përfundimisht nga shtëpia.

Një moment i vështirë për të, që u nda nga moderatorja, me të cilën nisi një raport brenda shtëpisë.

Nga ana tjetër, Ilnisa i dha kurajo.

“Fitoje për mua, për Loarin, suksese“, i tha ajo.

Meritoni dhe Egla Ceno u votuan nga publiku për t’u rikthyer në shtëpi, ndërsa gara përfundoi për Ilnisa Agollin.

Të tre qëndruan disa ditë në Dhomën e Bardhë, pasi u skualifikuan nga loja.

Por, me vendim të publikut, Meritoni dhe Egla kanë një mundësi të dytë në garën për çmimin e madh.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit