Transmetuar më 06-04-2024, 20:55

Ndërsa pak kishte mbetur nga prime-i i sotëm ku pritet të diskutohen ngjarje të shumta që kanë ndodhur në shtëpi këto 4 ditë, një debat mes Julit dhe Liamit ka ndodhur pasditen e sotme.

Teksa po diskutonin, Liami nuk e ka mbajtur veten dhe i ka thënë Julit se ai do thotë çfarë të ketë qejf

Do them ça të më dojë rro*ka, dëgjohet të thotë Liami.

Ndërsa Juli i ka kërkuar ta përmendë edhe njëherë këtë fjalë.

“Thuje thuje dhe njëherë atë që the,” tha Juli.

“Hajt ik më le rehat, ec andej,” iu përgjigj Liami.

“Thuje dhe iher o trim, o trim i madh, rro*kën nuk e ke në kokë, mos e ke poshtë, qeke djalë pis” tha Juli.

“Qeke banal,” përfundoi Liami.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit