Transmetuar më 06-04-2024, 09:12

Kiara Tito zbuloi në një emision me Bora Zemanin në disa prej detajeve rreth shtatzanisë dhe jetës së saj së fundmi.

Duke treguar se kishte shtuar 25 kilogramë më shumë, Kiara tregoi gjithashtu edhe disa ‘siklete’ që i ka përjetuar gjatë gjithë këtyre muajve të shtatzënisë, duke nisur nga mënyra e fjetjes.

“E kam shumë të vështirë të gjej një pozicion, mezi po pres pastaj kur të shtrihem të fle përmbys, më ka munguar.

Luizi të gërrhiturat i ka shtuar pak si shumë kohët e fundit.

Unë shkoj në sallon se nuk dua të më bezdisi.

Përveç kësaj kam marrë edhe një jastëk super gjigand nga ato të shtatzënisë që e zë gjysmën e krevatit dhe nuk ka vend”– u shpreh Kiara Tito.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit