Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat i masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë nga Afrike e Veriut.
Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Metereologjik Ushtarak.
Sakaq nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës arrin shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë në detet Adriatik dhe Jon.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/26°C
– Zonat e ulëta 8/27°C
– Zonat bregdetare 10/26°C
Urojmë të kaloni një fundjavë të bukur🌞🏖🌴
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd