

A mund të jetë e ardhmja e Vinicius larg Real Madridit? Sipas asaj që u raportua nga "El Debate", ardhja e afërt e Kylian Mbappé te "Los Blancos" mund ta shtyjë brazilianin të largohet nga Real Madridi.
Mësohet se Liverpool, Chelsea dhe PSG tashmë ia kanë vënë syrin yllit të Realit. Të tria klubet në fjalë do të ishin të gatshme të vendosin 200 milionë euro në tavolinë për të siguruar kartonin e sulmuesit brazilian.
Vinicius, gjithashtu e ka bërë të qartë se është i lodhur duke luajtur në Spanjë për shkak të mungesës së mbrojtjes së gjyqtarëve dhe sulmeve të vazhdueshme raciste.
Ndaj racizmit të treguar karshi tij nuk është marrë asnjë masë. Deri më sot janë 18 raportime për krime raciste kundër tij, por pa asnjë dënim. Një situatë që po e çon në limite.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





