Transmetuar më 05-04-2024, 09:24

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ambasadës në Romë është informuar se sot në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin mori pjesë edhe një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut.

Siç njoftojnë nga MPJ, në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit R.I (1965), shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa 12 pasagjerë, po ashtu shtetas të RMV-së, kanë marrë lëndime të lehta, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Romë, vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPJ.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit