Transmetuar më 04-04-2024, 11:58

Milani do të bënte mirë të mos e linte t’i ikë Youssouf Fofana, mesfushori i Monacos, që duket se i ka të qarta idetë për të ardhmen e vet. Duke qenë se kontrata aktuale i skadon në qershor 2025, francezi e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Principata.

Në vend të kalimit në Premier League, siç synojnë të gjithë kolegët e tij, ai dëshiron Milanin. Ndoshta sepse si djalë, falë Kaka, Seedorf dhe Gattuso, ai ra në dashuri me ekipin kuqezi. Ja fjalët e ditëve të fundit të Youssouf Fofana:

"Mendoj se Milani është një klub vërtet i madh. Të gjithë e njohin Milanin dhe listën e tij të sukseseve. Pavarësisht zërave të merkatos në Itali, mbetem i fokusuar në misionin tim. Dua ta ndihmoj Monacon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, gjë që do të jetë si një maratonë.

Nga tani e deri në fund të sezonit çdo ndeshje është si finale. Na kanë mbetur edhe shtatë "finale" për t’u luajtur. Kur luani për Monacon, e dini se Liga e Kampionëve është objektivi i natyrshëm i klubit.

Siç u tha tashmë, Milani është një nga klubet më të mëdha në botë, me një kabinet të rëndësishëm trofesh, por fokusi im aktualisht është të kualifikohem në Champions League me Monacon".

Një titullar i padiskutueshëm në Ligue 1 prej 4 vitesh, Fofana mund të luajë edhe si mesfushor, edhe si qendërmbrojtës. Një aftësi e dyfishtë, e cila mund të jetë thelbësore për Milanin, që ka pasur disa probleme në mbrojtje gjatë këtij sezoni. Për më tepër, ai është një lojtar ndërkombëtar, i thirrur nga Franca.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit