Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 04-04-2024, 11:40
Këtë vit aktorja Egla Ceno po e feston ditëlindjen në “Dhomën e Bardhë” në BBV ku po qëndron e izoluar prej 4 ditësh, ndërsa dy ditët e fundit i janë bashkuar edhe dy banorët e tjerë, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, të tre të ndëshkuar nga “Vëllai i Madh”, për degradimin e debateve në ofendime dhe prekje fizike.
Banorja ka uruar veten dhe më pas ka qenë Meritoni ai i cili ka shprehur gjithashtu dëshirën jo vetëm ta urojë por edhe ta përqafojë, ndonëse aktorja ka refuzuar. Megjithatë moderatori nga Kosova ka marrë mikrofonin dhe e ka uruar përzemërsisht.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd