Transmetuar më 04-04-2024, 10:02

Misioni sekret i Heidi Bacit ka përfunduar me sukses. Ajo arriti çmimin e madh t’a dërgonte në 80 mijë euro.

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” u fut një zarf i bardhë, i cili komunikonte banorët e tjerë se Heidi ka patur një mision sekret së bashku me banorin më të ri, Lidi Delia.

Ata të dy kishin si mision që të bindnin të gjithë se janë motër e vëlla. E mesa duket ia arritën qëllimit, pasi banorët u duk sikur u përfshinë në historinë që ata krijuan për ta.

“Vëllai i Madh i ka dhënë një mision sekret Heidit për t’i shtuar 10 mijë euro çmimit të madh. Misioni ishte t’i bënte të gjithë banorët e shtëpisë të besonin se ka një vëlla tjetër i cili ishte Lidi, që është gjithashtu edhe banori i ri i shtëpisë. Të dy ata e kanë realizuar me sukses dhe tani çmimi i madh është plot 80 mijë euro”, thuhej në zarfin e bardhë.

Pasi u lexua zarfi, Heidi u kthehet banorëve duke u thënë se jeni të gjithë ‘fals’, pasi banorët duke parë qëndrimin e saj ndaj ‘vëllait’ e quajtën të ‘ftohtë’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd