

Sonte në mbrëmje, Liverpool-i do ta ulë në shtëpi siparin e javës së 31-të të Premier League, duke sfiduar skuadrën e fundit në renditje, Sheffield. "Reds", të cilët aktualisht kryesojnë renditjen, janë thirrur të tregojnë fytyrën e vërtetë midis kompeticioneve të ndryshme.
Në kampionat, synimi është padyshim që të ruajnë kreun e renditjes. Për këtë do të duhet të mbrohen nga sulmet e Arsenalit dhe Manchester City, dy rivalë të afërt në klasifikim. Në kuadër të ndeshjes së sotme, trajneri Jurgen Klopp foli në konferencën për shtyp, duke u ndalur në angazhimet e shumta të skuadrës së tij:
"E enjte, e diel, e enjte, e diel, e mërkurë, e shtunë, ky është kalendari i ngjeshur i 6 ndeshjeve tona të ardhshme. Pra, kemi nevojë për të gjithë grupin, edhe ata që mund të kthehen. Ju e dini se si është kalendari, ndeshjet janë shumë intensive, të gjithë luftojnë për gjithçka.
Është një periiudhë vërtet, vërtet e vështirë, por edhe shumë emocionuese. Të gjitha ndeshjet janë të vështira për arsye të ndryshme, sepse para së gjithash janë ndeshje futbolli. Megjithatë mezi po presim të luajmë, nuk mund të them ndryshe”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





