Transmetuar më 03-04-2024, 15:47

Që prej mbrëmjes së djeshme dhe pas futjes së Eglës, dhomës së ‘Torturës së Bardhë’ iu bashkuan dhe dy konkurrentë të skualifikuar prej formatit të ‘BBV3’, Meritoni dhe Ilnisa.

Deri sa publiku të votojë për të rikthyer në shtëpi dy prej tyre, 3 të skualifikuarve i duhet të qëndrojnë deri të shtunën në atë ambient të mbyllur.

Mëngjesin e sotëm, teksa çifti Ilnisa-Meriton kanë qenë duke fjetur, Egla është zgjuar dhe ka tërhequr dyshekun jashtë dhomës teksa është shtrirë dhe ka qëndruar aty e vetme.

Pak momente më herët Meritoni është zgjuar dhe ka dalë jashtë dhomës ku ka gjetur Eglën të shtrirë të vetme dhe i ka dhuruar asaj një përqafim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd