Transmetuar më 03-04-2024, 11:57

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Maliq.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, ku sipas policisë një mjet ka dalë nga rruga.

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet, por paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit