Një prej dy të plagosurve rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur në 17 mars në Tepelenë, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.
Jani Meta, 61 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët e rënda. Pasi përfundoi në gjendje kome në spitalin e Traumës ku po merrte trajtimin mjekësor, 61 vjeçari humbi jetën.
Kujtojmë se mbrëmjen e 17 marsit, katër persona humbën jetën si pasojë e aksidentit të rëndë ku u përfshinë tre automjete.
Nga ky aksident ndërruan jetë, Riza Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç. Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona, Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd