Transmetuar më 03-04-2024, 07:54

Joana Sanz ka konfirmuar në rrjetet sociale, konkretisht në profilin e saj në Instagram, se vazhdon të jetë në lidhje me Dani Alves. Pasi ish-futbollisti i Barcelonës u lirua nga burgu me kushtin (garancinë pasurore) prej një milion euro, pas një viti e katër muajsh në "Brians 2", modelja ka publikuar një foto në të cilën shfaqet braziliani.

Me të dalë nga burgu, braziliani u strehua në shtëpinë e tij në Esplugues de Llobregat, ku jetonte edhe Joana. Mirëpo, dhe siç raporton programi "Fiesta", të dy ishin takuar për të vendosur se çfarë do të bënin me lidhjen e tyre.

Tani, Joana Sanz u ka dhënë fund të gjitha thashethemeve me një "goditje", duke përjashtuar ndarjen, pasi ka postuar një foto ku dora e saj dhe e Alves shfaqen të ndërthurura, me një tatuazh me stilolaps ku shkruan 1+1=1.

Joana Sanz comparte su primera foto junto a Dani Alves tras salir de la cárcel

Sipas gazetares së programit "Fiesta", Marisa Blázquez, garancia pasurore prej 1 milion eurosh për lirimin me kusht e ka paguar një revistë braziliane në këmbim të një reportazhi: “Revista e njohur në Brazil bën reportazhe të shkëlqyera për njerëz të rëndësishëm në atë vend, por edhe ndërkombëtarisht.

Intervista do të konceptohet si një video-raport mbi historinë e Alves. Përveç kësaj, Alves ka kërkuar që Joana Sanz të marrë pjesë në këtë reportazh. 1 milion eurot, të ngrira si garanci për lirimin me kusht, janë paradhënie si pagesë për atë intervistë të llojit dokumentar që po bëhet".

Sigurisht që pagesa u desh shumë për të mbërritur, sepse ishte transfertë ndërkombëtare, e cila kërkon më shumë kohë për t’u përpunuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit