Transmetuar më 02-04-2024, 09:15

Keqardhja, pavarësisht barazimit ndaj Romës, nxjerr në pah paraqitjen e shkëlqyer të Lecce në stadiumin “Via del Mare”. Skuadra e Salentos ishte solide në mbrojtje dhe tentoi shumë drejt portës kundërshtare, por duke mos e mposhtur dot Svilar.

Mes protagonistëve të ndeshjes ishte Ylber Ramadani, një digë në mes të fushës, së bashku me Alexis Blin. Mesfushori shqiptar e komentoi kështu ndeshjen në dhomën e shtypit.

Analiza e ndeshjes – “Bëmë 27 goditje, humbëm dy pikë, por ndaj skuadrave si kjo ishte gjithashtu e rëndësishme të barazonim për objektivin tonë”.

Porta e pastër, e dyta radhazi – “Blin punon më shumë në mbrojtje, ndërsa unë në sulm. Kur jemi në fushë së bashku japim gjithçka. Ne mbrohemi mirë në qendër, jemi në rrugën e duhur”.

Ndikimi i Gotit – “Ndihem mirë. 4-4-2? Unë luaj edhe me kombëtaren shqiptare me këtë skemë, nuk kam probleme. Bëj atë që më thotë trajneri”.

Piccoli bëri disa gabime – “I tërhoqa vëmendjen, i thashë se ishim tre të lirë, por kaq ishte. Ai donte të shënonte dhe ta ndihmonte skuadrën të fitonte”.

Rruga drejt shpëtimit – “Qëllimi ynë është mbijetesa në Serie A. Për të shpëtuar veten duhet të luajmë kështu dhe të japim 100% në të gjitha ndeshjet e mbetura”.

Barazimi 0-0 ndaj Romës – “Tashmë, pas 10 minutave të para ndjeva se mund ta fitonim këtë ndeshje. Kundërshtari pati vetëm dy raste të rrezikshme me Angelin dhe Aouar”.

Si ndihet me Blin – “Në kombëtare luaj bashkë me Bajramin dhe Asllanin. Te Lecce, me Blin kam më shumë mundësi për të shtyrë përpara. Kur marrim topin dua të përparoj për të shënuar”.

Kundër Italisë në Kampionatin Evropian – “Do të jetë një ndeshje komplekse, sepse unë luaj këtu në Itali. Axurrët janë një ekip i fortë, por ne gjithashtu do të luajmë për të fituar”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit