Transmetuar më 02-04-2024, 08:55

Ditën e sotme, do të zhvillohet sot mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi, ka thirrur mbledhjen për të dakordësuar ekspertët, që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion.

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, u ngrit javën e kaluar pas paktit PS-Rithemelimi ndërsa ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Rama e ish-ministrat e shëndetësisë Beqja e Manastirliu.

Mbledhja e parë u zhvillua me debate te ashpra. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi, akuzoi se dy koncesionet, ai i sterilizimit e Check-up janë korruptive, ndërsa Zhupa dhe Ndreca u përplasën për konfliktin e interesit.

Ky komision ka në fokus Check-upet dhe Sterilizimin, pasi hoqi dorë nga koncesionet për laboratorët mjekësore e hemodializën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd