Transmetuar më 02-04-2024, 08:48

Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00 të mëngjesit, një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Këlcyrë- Përmet, ku një makinë e cila po transportonte emigrantë të paligjshëm, në tentativë për t’i ikur policisë ka përfunduar në lumin Vjosë.

Si pasojë e aksidentit tragjik, kanë humbur jetën 7 emigrantët si dhe shoferi nga Shkodra, Sokol Ismeti.

Ai po transportonte emigrantë të paligjshëm në aksin Këlcyrë- Përmet dhe dyshohet se ka tentuar t’i ikë policisë dhe ka humbur kontrollin e mjetit ‘Benz’.

Më pas, mjeti ka përfunduar në anë të lumit Vjosa në fshatin Kuqar, ku ai bashkë me 7 emigrantët e paligjshëm nga vendet e treta humbën jetën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit