

"Acerbi? Ne heshtëm qëllimisht, është një faqe e hidhur sido që ta shikoni. E pyetëm Acerbin se çfarë kishte ndodhur në fushë. Ai na tha të vërtetën e tij, ne nuk kishim dyshime dhe nuk kishim asnjë provë për diskriminim racor ndaj kundërshtarit. E kemi mbështetur me avokatin tonë”.
Para ndeshjes kundër Empolit në “San Siro”, CEO i Interit, Beppe Marotta foli për herë të parë në DAZN mbi rastin që përfshiu mbrojtësin zikaltër: "Interi është gjithmonë në favor të çdo iniciative kundër çdo diskriminimi. Ne dënojmë çdo lloj racizmi dhe jemi në krah të Juan Jesus nga ky këndvështrim. Vendimi duhet respektuar, Acerbi është një profesionist dhe njeri serioz, nuk mendoj se mund të bëj shaka me këto tema.
Acerbi është kushtëzuar nga shumë sulme, por është mësuar ta përballojë jetën me vendosmëri të madhe, – vazhdoi Marotta. – Ka pasur probleme të rënda shëndetësore, është një burrë me shkronja të mëdha. Do të dijë të dalë edhe nga kjo çështje. Juan Jesus? Nuk fola me të, nuk varet nga ne. Kam folur me Acerbin dhe e mbaj parasysh atë që më tha. Unë nuk jam gjykatës, nuk shpreh asnjë vendim për versionin e Juan Jesus".
Mbi merkaton: "Menaxhmenti sportiv po punon shumë mirë, jemi në lëvizje të plotë për të kapur disa mundësi. Thelbi ynë i fortë është duke punuar. Pronari mungon fizikisht, por është i pranishëm nga pikëpamja morale. Një pronar i ri? Nuk e di, këto janë çështje të vështira, përtej kokës sime. Besoj se ka çdo mundësi që Steven Zhang të vazhdojë tek Interi".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





