Transmetuar më 01-04-2024, 21:15

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në rrugën “Bardhyl”.

Një burrë raportohet se i ka dalë para autobusit të linjës së Unazës dhe ka qëndruar për disa minuta duke refuzuar të largohej. Si pasojë është krijuar trafik në gjithë aksin e rrugës.

Bashkë me trafikun rasti ka krijuar edhe kaos mes shoferëve, pasi kanë qëndruar disa minuta pa lëvizur duke i rënë borive të makinave, duke shqetësuar edhe kalimtarët e rastit apo banorët e zonës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar nga rruga burrin, i cili dyshohet se mund të ishte në gjendje të dehur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit