Transmetuar më 01-04-2024, 19:20

Një sfidë nga Vëllai i Madh vazhdon prej disa ditësh në shtëpi, ku secili banor duhet të shtyp butonin e kuq që ndodhet në living për të realizuar një provë. Vetëm pak orë më parë Heidi ishte ajo që shtypi butonin e kuq dhe si pasojë ajo kishte mundësinë të largohej nga shtëpia. E monitoruar nga kamerat dhe produksioni, pasi shtypi butonin e kuq, Heidi u largua për pak minuta nga shtëpia, për të dhënë një intervistë ekskluzive LIVE në “Ftesë në 5”, në Top Channel.

Heidi gjatë daljes nga shtëpia e “BBV3”, e monitoruar nga kamerat dhe produksioni, nuk e dinte se ku do të shkonte, teksa prezantuesja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo po e priste në studio.

Ndër të tjera banorja u pyet se si mendon ajo që e ka pritur familja e saj lidhjen me Romeon. Banorja u shpreh:

Mendimi i tyre është thjesht të jem unë e lumtur, ata duan të më shohin të qeshur. Ata e dinë që jam një vajzë me këmbë në tokë që i merr gjërat avash avash. Më mbeshtesin në gjërat emocionale… Është formati, është normale, ka presionin e vetë, por po e shijoj…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd