Transmetuar më 01-04-2024, 17:19

Një 18 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Portico di Caserta menjëherë sapo i kishte shitur drogë një personi.

I riu që u arrestua nga oficerët, tentoi të iktem e makinën e tij ku kishte kokainë dhe kanabis.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 14 gramë lëndë narkotike dhe 585 euro cash të cilat besohet se i kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

18 vjeçari la në arrest shtëpiak në pritje të vedimit të gjykatës për të.

Ndërsa ndaj blerësit nisi hetimi në gjendje të lirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit