Transmetuar më 02-04-2024, 07:30

Kylian Mbappé mund të ketë luajtur parmbrëmë "El Clasico" e tij të fundit kundër Olympique Marseille, pavarësisht faktit se Luis Enrique beson se mund të ndryshojë mendje në fund të sezonit.

Sulmuesi do të largohet nga Parisi në qershor, pas 7 vitesh në kryeqytetin francez, dhe do t’i japë fund një udhëtimi të jashtëzakonshëm që mund të kulmojë me Ligën e Kampionëve.

Golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës pariziene, në një intervistë për "Telefoot" siguroi se dëshiron të jetë protagonist në muajt e ardhshëm, ku klubi i tij mund të fitojë tre tituj: “Dua të jem protagonist në muajt e ardhshëm. Gjëra shumë emocionuese po ndodhin në klub.

Ndeshja e së dielës mbrëma ishte shumë e rëndësishme për ne, për tifozët dhe gjithashtu dhomat e zhveshjes, sepse është fillimi i një kapitulli të rëndësishëm, i një muaji vendimtar për sezonin tonë”.

Për sa iu përket statistikave që kishte ndaj Marseille, para sfidës së mbrëmshme, 12 fitore dhe 2 barazime në 14 ndeshje, Mbappe pranoi: “Nuk është keq, sepse nuk kemi humbur as në shtëpinë tonë, as në ‘Vélodrome’, as në fushë neutrale”.

Luis Enrique, pavarësisht se është ndeshja më e rëndësishme në historinë e futbollit francez, mendoi ta rezervonte Mbappe, duke menduar për gjysmëfinalet e Kupës së Francës, të mërkurën kundër Rennes në "Parc des Princes".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit