

Roy Keane ka kritikuar yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland për paraqitjen e tij “pa ngjyra” në barazimin 0-0 të së dielës kundër Arsenalit.
Sulmuesi norvegjez pati një pasdite të vështirë, pasi “Topçinjtë” e neutralizuan në përballjen mes pretendentëve për titullin e Premier League. Keane pa dobësi masive në paraqitjen e përgjithshme të norvegjezit, duke thënë se ishte në nivelin e një lojtari që i përket kategorisë së katërt të futbollit anglez.
Ish-mesfushori i Manchester United tha për “Sky Sports”: "Nivelet e lojës së tij të përgjithshme janë kaq të dobëta, nuk po flas vetëm për paraqitjen e sotme. Mendoj se në finalizime, goditjet me kokë, çfarëdo qoftë para portës, ai është më i miri në botë, por loja e tij e përgjithshme për një nivel të tillë është shumë e dobët.
Ai duhet të përmirësohet në futbollin e kombinuar, sepse është pothuajse si një lojtar i Ligës së Dytë (kategorisë së katërt në Angli). Kështu e shikoj unë. Loja e tij e përgjithshme duhet të përmirësohet, dhe do të përmirësohet në të ardhmen".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





