Transmetuar më 31-03-2024, 20:20

Rithemelimi ka zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët Lushnje dhe Selenicë.

Procesi sipas Rithemelimit është zhvilluar pa probleme, ndërsa fitues janë shpallur përkatësisht PD dega Lushnjë, z. Eduard Sharka me 54% të votave dhe PD dega Selenicë, z. Leonard Rakipaj me 84% të votave.

NJOFTIM PËR SHTYP

Bazuar në Vendimin Nr. 3, datë 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në Vendimin Nr. 4, datë 28 shkurt 2024, të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, në datën 31 mars 2024 u zhvilluan zgjedhjet për Kryetar në PD dega Lushnjë dhe Selenicë.

Procesi u hap në orën 8:00 dhe u zhvillua qetë e pa probleme deri në orën 18:00.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:

1. PD dega Lushnjë, z. Eduard Sharka me 54% të votave 2. PD dega Selenicë, z. Leonard Rakipaj me 84% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin një anëtar një votë të Kryetarëve të degëve të tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd