Transmetuar më 26-03-2024, 16:25

Ato që duken si ‘qese vezësh të gjallesave aliene’ janë nxjerrë se fundmi nga një trup ujor dhe pritet të çelin në verë. Edhe pse disa rezidentë trembeshin nga zbulimi i frikshëm, një grup ekspertësh i botës së egër konfirmoi se ‘nuk kishte rrezik por avantazhe’.

Zyrtarët e botës së egër në Oklahoma, SHBA publikuan imazhet e pazakonta dhe konfirmonin se mund të shihen shumë të tilla në muajt në vijim, edhe pse vendasit konfirmonin se nuk kishin pare gjallesa te tilla përveçse se fundmi.

Qeset e vezoreve u gjetën në rezervuarin McGee Creek në Oklahoma, të cilat tmerruan rezidentët, para se të njoftohej nga zyrtaret se janë “mikroorganizma që sjellin avantazhe për mjedisin”.

Zyrtarët shtonin se veç të tjerave, gjallesat e çuditshme që do të lindin ‘ruajnë pastërtinë e ujit të rezervuarit’, shkruan rrjeti britanik Metro.

Ata shkruanin: “Çfarë është kjo??? Nëse dilni me barkë në McGee Creek mund të dalloni këto objekte të çuditshme si kandilë deti të varur në degë e trungje.”

“Këto janë Briozoan, dhe do të jenë në numra të mëdhenj në verë. Janë mikroorganizma vendase dhe nuk ju rrezikojnë ju apo botën e egër. Në fakt janë një tregues i cilësisë së mjedisit dhe ujit të pastër”.

Por disa anëtarë të publikut nuk bindeshin. Vendasi Ken Crandell, shkruante: “Kam jetuar 60 vjet këtu dhe kur i pashë për herë të parë vitin që shkoi, mendova se kishin zbarkuar alienët”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit