22:57 | Shqipëria në prag të epidemisë së gripit
- 22:51 | Të shtëna në shkollën e mesme të SHBA, dy studentë të vdekur dhe një i plagosur
- 22:48 | ‘Ne menduam se ishte aty….’ Ibrahim Lici në masakrën e Dobraçit, zbardhet dëshmia e oficerit nga vendngjarja
- 22:43 | Ish-ushtaraku pranon krimin, vrau gruan dhe dy vajzat e gazetarit të BBC
- 22:37 | Berisha mesazh urimi për Presidentin Trump: Rikthimi i tij i jep fund mbështetjes së SHBA-së për qeveritë e majta që burgosin kundërshtarët politikë!
- 21:56 | Presidenti Trump uron Zonjën e Parë: Gëzuar 20-vjetorin Melania!
- 21:52 | ‘Hotelet me 5 yje përjashtohen nga taksat’/ Debate në Komisionin e Ekonomisë, Braçe përplaset me Klosin
- 21:47 | Horoskopi nga Suzan Miler, e enjte 23 Janar 2025: Le të flasim për paratë!
- 21:38 | Planifikon rezonancë prej 4 muajsh, pajisja nuk punon
- 21:23 | Bolton: ‘Trump mund ta heqë non gratën e Berishës. Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re amerikane’!
Horoskopi i Paolo Fox për të mërkurën 22 janar 2025
- Horoskopi i Brankos për të mërkurën 22 janar 2025
- Horoskopi nga Suzan Miler, e mërkurë 22 Janar 2025. Të 12 shenjat e zodiakut
- Horoskopi i Paolo Fox për të enjten 23 janar 2025
- Një pjesë e Sazanit në duart e familjes Trump, Greqia: Ishullin ia falëm ne Shqipërisë, ishte gabim i madh!
- Donald Trump e nis me shkarkime ditën e tij të parë si President, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
- Gjendet i mbytur në lumë babai i tre fëmijëve
- Vishet si infermiere dhe rrëmben foshnjen në spital, arsyeja do ju befasojë
- Horoskopi nga Suzan Miler, e enjte 23 Janar 2025: Le të flasim për paratë!
- Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi, humb jetën shqiptari në Itali (EMRI)
-
Presidenti Trump uron Zonjën e Parë: Gëzuar 20-vjetorin Melania!
-
Degradon debati mes Gertit dhe Valbonës: ‘O shtrigë, mbaje gojën’! Banorja: Mos ma përmend gocën. Po ta mbaji shko zihu me Laertin!
-
‘Nami i zi, dola tradhtare’! Livia flet për historinë e bujshme me ish-partnerin: Isha në studio kur e mora vesh, po dridhesha
-
Zgjidhet lideri, ja kush do ta ‘drejtojë’ shtëpinë e BBV4 në ditët në vijim
-
Shau Gjestin nga motra?! Xumi përballet me videon virale: Ka qenë në nerva e sipër…
-
“I kam kërkuar 200 mijë lekë se kisha vajzën sëmurë”/ Gerti për Laertin: Sa i pafytyrë ai shoku…
-
A ndodhi puthja e parë mes Egli Takos dhe Gjestit në BBA VIP 4? Video
-
Përlotet Laerti, shpërthen ndaj Gertit: Shpifës i ndyrë, me kë fjete në 1 dhjetor?
-
‘Ke rrahur femrën në mes të lokalit’! Gerti në të bërtitura tregon sherrin me Laertin jashtë
-
‘Pse më shtyve me trup?’ Egli akuzona Gertën: Më pështyu në fytyrë
-
“Mos më prek”/ AGRAVON debati Egli-Gerta: Jam gati të shtyp këdo…
-
Gjykata e Tiranës e dënoi për dhunë ndaj Elia Zaharisë dhe babait të saj, Princ Leka shfaqet krah partneres së re në Lushnje!
-
“A dalim jashtë?”/ Ja si i përgjigjet Egli-Gjestit: Ti je duke…
-
Ik ma merr një shishe ujë”/Plas keq mes Loredanës dhe Rozanës!
-
‘Besëprerë, o gjarpër’! Xumi shpërthen ndaj Eglit: Unë të fala ndjenjat, ti doje fansat e Gjestit
-
Është vetë baba i një vajze/ Jul Deda trondit me informacionin për Eglin: “Larg qoftë…”
-
Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo, u shpall fajtor për blasfemi ndaj profetit Muhamed
-
Mamaja e G-Banit reagon për herë të parë e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës!
-
Ish-banorja gati kallëzimin ndaj G Banit, i kërkon të lërë lojën, këngëtari: Vazhdon të jesh dinake!
-
Rikthehet kutia e ‘Pandorës’! Egli e hap dhe çon në nominim kokë më kokë veten e saj dhe…
-
Batuta e Amber shkakton të qeshura: Egli nuk e donte Xumin sepse i dukej si hallexhi!
-
‘E kam dashnore’/ Gjesti sqaron përplasjen me Xumin: I kërkoj falje familjes së saj!
-
‘Unë kam atë që ti s’ke’! Debat i ashpër mes Gertës dhe Rozanës
-
30 mijë aplikime në një javë nga diaspora! KQZ refuzon 1 në 3 persona. Ja arsyeja
-
Rozana hedh batuta me Gjestin: Sa herë kaloje ti Egli vdiste nganjëherë
Vetëm 41 vjeç, emigranti shqiptar Flogert Rroshi që shihni në foto, pësoi një vdekje tragjike në Itali, pasi u rrëzua nga shkallët, duke lënë gruan e tij Esma të vé dhe dy fëmijë jetimë.
Ngjarja ndodhi në Cologna Veneta, në Veneto të Italisë, ku Flogerti humbi tragjikisht jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale të ndodhur në shtëpi.
Rroshi kishte zbritur në katin e poshtëm të shtëpisë së tij për të pirë cigaren e fundit përpara se të shtrihej, siç bënte zakonisht.
Më pas u dëgjua një zhurmë që zgjoi bashkëshorten e tij Esma. Duke menduar se kishte rënë një prej orendive të shtëpisë, ajo zbriti poshtë.
Por në fakt gjeti të shoqin në fund të shkallëve pa ndjenja. U përpoq t’i jepte ndihmën e parë, por pavarësisht përpjekjeve të saj dhe shërbimeve të urgjencës mjekësore, për Rroshin nuk qe e mundur të bëhej asgjë.
Historia e trishtë e Flogertit
Flogert Rroshi, 41 vjeç, me origjinë shqiptare, i martuar dhe baba i dy djemve 14 dhe 10 vjeç, ka ndërruar jetë të shtunën në spitalin Borgo Trento të Veronës pas dy ditësh agonie, citon noa.al një raport të sotëm të medias italiane.
Rroshi, i cili jetonte në Këlnje, kishte hapur kompaninë “Italb Mecc” dy vite më parë me një partner, pasi më herët kishte punuar si saldator në “Mecmar” në Minerbe, në “Esametal” në Këlnje dhe në “Alutanks” në Zimella.
Pavarësisht se ishte mysliman, si gruaja e tij Esma, ai i pagëzoi të dy fëmijët dhe i lejoi të merrnin pjesë në grupet e famullisë, në radhë të parë skautët.
Mbrëmjen e së hënës 19 mars, në Katedrale, prifti Stefano Porcellato kryesoi një lutje në kujtim të 41-vjeçarit ku morën pjesë shumë njerëz të cilët i vlerësuan cilësitë njerëzore dhe aftësitë e tij si një mjeshtër i aftë vitet e fundit.
Që nga viti 2017 Rroshi ishte pjesë e grupit të mbrojtjes civile bashkiake Pressana.
Historia e Flogertit është një histori shumë e trishtë. Dhe jo vetëm për shkak të moshës së tij të re dhe absurditetit të rrethanave në të cilat ai vdiq, duke goditur kokën në shkallët e shtëpisë së tij, por edhe sepse guximi, shkathtësia dhe ndjenja e tij e përgjegjshmërisë e kishin lejuar të bënte një jetë në Itali, me mundin për të blerë një shtëpi dhe për të hapur biznesin e tij artizanal.
Por gjithçka që ishte ndërtuar u shemb nën peshën e tragjedisë.
Rroshi u largua nga Shqipëria me një varkë në verën e vitit 2000 në moshën 17-vjeçare për të kërkuar fatin e tij në Itali.
Ai kishte zbritur në Bari, i vetëm, dhe kishte hipur në një tren për t’u bashkuar me një kushëri në Italinë e Veriut.
Prej aty filloi të ndërtojë të ardhmen e tij, duke punuar shumë. E dashura e tij Esma mbeti në vendlindje. Ajo ishte shoqja e fëmijërisë, dashuria e tij e madhe.
Në vitin 2003 u kthye në Shqipëri për t’u martuar me të dhe në vitin 2004 e mori në Itali.
Pesë vjet më vonë lindi fëmija i tyre i parë, Gejsi, katër vjet më vonë erdhi edhe Enriko.
I pari luan futboll në klubin vendas, Union Scaligera Academy, ndërsa Enriko është përfshirë në sektorin e të rinjve të Cologna Basket.
Familje e bashkuar
Flogert dhe Esma ishin një çift i lidhur ngushtë. “Ai ishte shumë më i sjellshëm dhe më i duruar se unë”, tregon Esma, “Unë kam një karakter mjaft energjik dhe ankthohem lehtë, më qetësonte Flogerti. Ne të katër bënim shumë udhëtime me makinë: burrit tim i pëlqente të më mbante dorën dhe më thoshte se së bashku ishim shumë të fortë. Tani ndihem e humbur, as nuk e di çfarë dite është”, flet tejet e prekur gruaja.
Ashtu siç Flogertit i pëlqente të mbante dorën e nuses së tij, edhe ajo e mbajti për dore në Repartin e Kujdesit Intensiv gjatë gjithë orëve të gjata të agonisë pas rënies tragjike.
“Ndjeva se nuk mund ta lija vetëm as për një minutë. Mjekët ishin shumë të kuptueshëm dhe më lejuan të qëndroja pranë shtratit të tij edhe kur mbaronte orari i vizitave”, tregon Esma.
Tragjedia
Pasi u larguan nga fshati i vogël Shëngjergj, pak kilometra jashtë Tiranës, çifti arriti të bëheshin shtetas italianë vitin e kaluar, në ditëlindjen e Flogertit, më 29 dhjetor.
Megjithatë, ëndrrat e tyre u shkatërruan në mënyrë dramatike të enjten e kaluar. Nëna me dy fëmijët e saj kishte fjetur, ndërsa 41-vjeçari, si zakonisht, kishte zbritur në katin e parë të shtëpisë për të pirë cigaren e fundit para se të flinte.
“U zgjova me një ankth për shkak të një zhurme shumë të madhe, mendova se kishte rënë një pjesë e mobiljeve”, thotë Esma. Në vend të kësaj, gruaja gjeti Flogertin të rrëzuar në fund të shkallëve, pa ndjenja. Ajo e shtriu në tokë dhe ai filloi të merrte përsëri frymë, por nuk erdhi në vete.
“Mendova se rrëshkiti dhe ra nga rampa, por nuk kishte lëndime apo mavijosje. Mjekët në Borgo Trento më shpjeguan se ndoshta kishte pësuar atak në zemër dhe ra përtokë me peshën e trupit, duke goditur kokën. Fatkeqësisht, truri i tij ishte dëmtuar rëndë dhe menjëherë më thanë se nuk kishte shpresë. Ata u përpoqën në çdo mënyrë ta stimulonin, por nuk kishte asgjë për të bërë”.
Me të përfunduar procedurat, trupi i Rroshit do të niset për në Shqipëri, ku e presin prindërit, vëllai dhe tre motrat. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd