Transmetuar më 17-03-2024, 18:47
ISLANDË-Autoritetet në Islandën e Jugut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi një vullkan në Gadishullin Reykjanes ka shpërthyer për të katërtën herë që nga dhjetori.
Në pamjet e shpërndara në rrjet shihet se si mali i llavës përpin gjithçka që i del para.
Llava ka mbërritur në qytetin e vogël Grindavik, ku mediat vendase raportojnë se janë evakuuar banorët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd