Transmetuar më 17-03-2024, 10:47

KOSOVË- Ministria e Infrastrukturës në Kosovë ka vendosur para disa ditësh që në veri dhe në të gjithë territorin e Kosovës, të largojnë të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve sipas ligjeve të Kosovës.

Por, vendosja e shenjave zyrtare në gjuhën shqipe nuk është mirëpritur nga disa serbë, të cilët kanë dëmtuar disa prej tyre. Për këtë ngjarje është vënë në pranga një serb në Leposaviç. Ai akuzohet se ka dëmtuar dy tabela rrugore.

“Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit