Transmetuar më 14-03-2024, 18:45

SpaceX ka humbur kontaktin me raketën e saj “Starship” gjatë rihyrjes mbi Oqeanin Indian, tha kompania në një njoftim për media, por fluturimi i tretë testues u konsiderua ende i suksesshëm pasi përparoi më tej se çdo test i mëparshëm.

Anija kozmike pa pilot u nis me sukses nga baza e kompanisë në Boca Chica, Teksas, në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm me kohën lokale.

Raketa e lëshuar sot është raketa më e rëndë e lëshuar ndonjëherë, me një peshë prej 85,000 kg dhe një lartësi prej 71 metrash.

Raketa, nga SpaceX e Elon Musk, është duke u testuar ndërsa kompania po përpiqet të udhëtojë në Hënë madje edhe në Mars.

“Si sistemi më i fuqishëm i lëshimit i zhvilluar ndonjëherë, Starship do të jetë në gjendje të mbajë deri në 100 njerëz në fluturime ndërplanetare me kohëzgjatje të gjatë”, thotë kompania.

"Starship do të mundësojë gjithashtu dërgimin satelitor, zhvillimin e një baze në Hënë dhe transportin nga baza në bazë këtu në Tokë”, thuhet në misionin e kompanisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd