

“RedBird Fund IV dhe abonentët e tij zotërojnë 99.93% të AC Milan. 0.07 e tjera mbeten në duart e aksionerëve individualë italianë, që janë tifozë të vjetër të klubit. Ideja që RedBird nuk zotëron apo kontrollon AC Milan është absolutisht e rreme dhe kundërshtohet nga të gjitha provat dhe faktet, përfshirë ato që supozohet se janë baza e hetimit".
Kjo ishte deklarata e një zëdhënësi të RedBird në lidhje me hetimin e hapur nga Prokuroria e Milanos për shitjen e Milanit nga Elliott te fondi i drejtuar prej Gerry Cardinale. Pronësia kuqezi mohon akuzat dhe hedh dritë mbi çështjen në fjalë, mjaft e diskutuar dy ditët e fundit.
Ja deklarata e fondit amerikan, që zotëron aksionet e klubit kuqezi: “Kur morëm kontrollin e klubit, pas mbylljes së marrëveshjes, Elliott i dha një hua RedBird me maturim 3-vjeçar dhe pa të drejtë vote.
Qëllimi ynë është të rikthejmë Milanin në krye të Serie A dhe futbollit evropian, çdo gjë tjetër kërkon kohë nga arritja e këtij qëllimi. Nuk ka diskutime të vazhdueshme me asnjë investitor që mund të ushtrojë kontroll mbi klubin. RedBird është pronar i AC Milan dhe do të mbetet i tillë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





