Transmetuar më 14-03-2024, 08:58

GREQI- Një sulm i i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një zonë të Athinës në Greqi, ku disa persona të panjohur i kanë vënë flakën pesë autobusëve shkolle, tre makinave dhe tre motoçikletave.

Sipas Protothema, sulmuesit ende të paidentifikuar pak pas orës 3 të mëngjesit kanë dalë nga kampusi universitar dhe kanë rrethuar me lëndë djegëse mjetet e parkuara në rrugën Taxilou jashtë një shkolle private.

Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete të zjarrfikëses dhe 12 zjarrfikës, të cilët kanë bërë janë përpjekur të parandalojnë përhapjen e flakëve. Nga zjarri janë dëmtuar gjithsej gjashtë automjete të tjera.

Sipas të njëjtave informacione, në vendin e zjarrit janë gjetur gjurmë të benzinës. Vendngjarja është rrethuar nga forcat e sigurisë, ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd