Transmetuar më 11-03-2024, 09:05

Ka nisur sot agjërimi i Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

Nëse keni pamundësi fizike për të agjëruar, ju mund të dhuroni iftar për agjëruesit.

Mund ta bëni këtë edhe në rast se dëshironi të dhuroni për çdo lloj arsyeje tjetër iftar për agjëruesit.

“Kush i jep iftar një agjëruesi, ai do të marrë edhe sa shpërblimi i atij agjëruesit, por duke mos iu pakësuar aspak shpërblimi i agjëruesit”, është një thënie profetike nga Profeti Muhamed (s.a.s).

Ju mund të dhuroni iftar duke kontaktuar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë (KMSH)

Adresa:

Rr. George W. Bush Nr. 50

Tiranë, Shqipëri

Tel/fax: +355 4 433 0365

email: [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit