Inflamacioni i prostatës ose prostatiti, është një sëmundje e zakonshme që prek 10 – 15% të meshkujve të paktën një herë në jetën e tyre. Problemet me prostatën hasen shpesh por më së shumti prekin meshkujt e moshës mbi 50 vjeç.
Prostata ka si funksion prodhimin e një lëngu të trashë dhe të bardhë që i miksuar me spermatozoidet krijon spermën.
Me kalimin e moshës gjendra e prostatës tenton të zmadhohet dhe patologjitë (sëmundjet) më të shpeshta që prekin atë janë: Zmadhimi i prostatës (zmadhim beninj), Prostatitis (inflamacioni i Prostatës), Kanceri i Prostatës
Simptomat e prostatitit janë të pakëndshme në formën e tyre më të butë dhe zakonisht janë të pranishme dhimbje të forta.
Prostata është një gjëndër që është pjesë e sistemit riprodhues mashkullor. Ndodhet poshtë fshikëzës urinare, dhe përpara rektumit, pjesa fundore e zorrës së trashë.
Ajo peshon 15 – 25 gramë, dhe ka formë dhe madhësi sa një gështenjë. Gjëndra e prostatës rrethon uretrën që çon urinën nga fshikëza në majë të penisit.
Është ndërtuar kryesisht nga indet e muskujve dhe gjëndrave dhe funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që është pjesë përbërëse e spermës. Gjatë orgazmës, tkurrja e muskujve e shtyn lëngun nga prostata në uretër.
Shkaku i shfaqjes
Ka disa shkaqe të mundshme të inflamacionit të prostatës dhe ndonjëherë ka disa faktorë përgjegjës për inflamacionin.
Shkaktarët më të shpeshtë janë: infeksioni bakterial (më shpesh bakteret e zorrëve, Proteus, Staphylococcus), sëmundje autoimune, lëndime neuromuskulare ose mekanike.
Shkaqe më pak të zakonshme mund të jenë: çrregullimi i metabolizmit të acidit urik, gurët në prostatë, ngushtimi i uretrës, tumoret, hiperplazia beninje e prostatës, alergjia ushqimore, infeksioni mykotik, infeksioni viral.
Disa kushte ose procedura mjekësore rrisin rrezikun e kësaj sëmundjeje, p.sh. vendosja e instrumenteve ose kateterëve në uretër, seksi anal, anomalitë e sistemit urinar, infeksionet e sistemit urinar, prostata e zmadhuar, çrregullimet urinare, stresi, ekspozimi i reduktuar në diell, aktiviteti seksual i pakontrolluar, masturbim i shpeshtë, dëmtim i sistemit urinar, pozicioni fiks i trupit (gjatë qëndrimit të palëvizshëm të zgjatur), konsumimi i tepërt i alkoolit, qëndrimi afatgjatë pa urinuar, raporton noa.al duke cituar një raport profesional shëndetësor që fokusohet tek prostata.
Pamja klinike
Simptomat e inflamacionit të prostatës nuk janë specifike për këtë sëmundje, kështu që ato mund të ngjajnë me simptoma të sëmundjeve të tjera të sistemit gjenitourinar.
Ndonjëherë nuk ka fare simptoma, dhe ndonjëherë ato janë aq të theksuara dhe të papritura saqë pacientët shpesh kërkojnë ndihmë urgjente.
Inflamacion akut i prostatës:
Simptomat shfaqen papritur. Mund të shfaqen dhimbje në zonën poshtë dhe prapa organit gjenital, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe shpinës, vështirësi në urinim, urinim i shpeshtë i sasive të vogla të urinës, urinim i shpeshtë gjatë natës, rrjedhje purulente ose me gjak nga uretra, lodhje, temperaturë më e lartë se normalja.
Nëse ka ënjtje të prostatës, ajo mund të ndërhyjë në rrjedhën e urinës, duke shkaktuar stagnimin e saj (mbajtjen e urinës) dhe akumulimin në fshikëz. Prostata është pothuajse gjithmonë e zmadhuar.
Inflamacion kronik i prostatës:
Termi "kronik" tregon një ecuri afatgjatë të infeksionit dhe zakonisht përdoret për sëmundjet që zgjasin më shumë se tre javë. Infeksioni kronik mund të zhvillohet nga akut ose sëmundja ka një ecuri kronike që në fillim.
Në këtë formë, ka dhimbje të moderuara poshtë dhe pas penisit, në pjesën e poshtme të shpinës, çrregullime të lehta të urinimit në formën e vështirësisë në urinimin e sasive të vogla të urinës, rrjedhje të pakta të përgjakshme ose purulente nga uretra.
Mund të shfaqen lodhje, ndjesi djegieje, ejakulim i dhimbshëm dhe madje edhe impotencë. Prostata mund të zmadhohet ose zvogëlohet dhe të jetë gjendje fizike e vështirë. Nuk është e pazakontë që simptoma e vetme e prostatitit kronik të jetë infeksionet e përsëritura të fshikëzës.
Diagnoza
Diagnoza vendoset në bazë të ekzaminimit të pacientit (ekzaminimi dixhital rektal digitus, latinisht = gisht; rektum, latinisht = pjesa fundore e zorrës së trashë, rektumi) dhe analizave laboratorike. Urinokultura dhe ekzaminimi i sekrecioneve të prostatës identifikojnë agjentët shkaktarë.
Mjekimi
Trajtimi i formës akute përfshin pushimin në shtrat, ulje e temperaturës dhe marrjen e lëngjeve të mjaftueshme (për shkak të rritjes së humbjes për shkak të temperaturës së lartë). Përveç terapisë simptomatike, terapia me antibiotikë aplikohet edhe sipas agjentit shkaktar të përcaktuar. Trajtimi duhet të kryhet për një muaj. Përndryshe, mund të ndodhë prostatiti kronik.
Prostata kronike, trajtimi është problem
Trajtimi i prostatitit kronik është një problem, sepse është e vështirë për antibiotikët të depërtojnë në indin e inflamuar kronik të prostatës.
Fillimisht duhet të identifikohen shkaqet e inflamacionit, të cilat mund të jenë edhe problematike duke pasur parasysh se mund të “fshihen” thellë në indin e prostatës. Ndonjëherë një test i urinës nuk ndihmon.
Një urokulturë negative nuk do të thotë se nuk ka infeksion të prostatës. Prandaj, duhet të ndërmerren metoda specifike diagnostikuese dhe analiza laboratorike.
Zgjedhja e antibiotikëve do të varet, megjithatë, jo vetëm nga ndjeshmëria e agjentit shkaktar, por duhet të zgjidhet edhe sipas aftësisë për të depërtuar në indin e prostatës. Përveç kësaj, trajtimi duhet të kryhet mjaft gjatë, deri në tre muaj.
Trajtimi i prostatitit jo-bakterial mund të jetë problem. Një regjim dietik higjienik mund të jetë i dobishëm, kështu që në këtë kuptim, duhet të shmangni ushqimin, pijen dhe të tjera që rrisin ankesat (p.sh. kafe, alkool, erëza, etj.)
Prostatiti, mos e ngatërroni me prostatën e zmadhuar
Prostatiti është një sëmundje e infektimit të gjendrës së prostatës që prek rreth 38% të burrave të moshës seksualisht aktive.
Nuk duhet ta ngatërrojmë prostatitin me prostatën e zmadhuar. Prostatiti nuk çon në kancer të prostatës.
Shkaktarët e semundjes janë ende objekt studimi, por dihet me saktësi se janë infeksionet bakteriale ato që janë përgjegjëse për disa tipe të prostatiteve.
Faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e prostatitit janë ulja e imunitetit, stresi si edhe traumat lokale.
Disa nga shenjat e sëmundjes janë;
DHIMBJET: janë karakteristike në infeksionet e prostatës
Dhimbje në një apo edhe në të dy testikujt.
Ndjenjë rëndese në zonën Perineale
Dhimbje rrëzë kofshëve
Djegie në majën e uretrës, gjatë dhe pas urinimit
Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut me ndjenjën e zbrazjes jo të plotë të urinës
Kohëzgjatja e sëmundjes e bën pjesën më të madhe të pacientëve të kenë gjendje ankthi, po ashtu ata kanë një ulje të dëshirës seksuale.
Ereksion të dobësuar: Mund të kenë shenja gjaku në spermë dhe ejakulacion të hershëm.
ÇRREGULLIMET URINARE:
Mund të jenë prezente edhe në të sëmurët me Hipertrofi Benigne të Prostatës, po ashtu edhe tek të sëmurët që vuajnë nga prostatiti. Diferenca eshte se kjo shenjë është më e vonshme dhe e menjëhershme te të sëmurët me prostatitis.
Mund të kenë ndërprerje gjatë aktit të urinimit.
Urinim të shpeshtë me sasi të pakët urine.
Ndjenja të shpeshta urinimi gjatë natës
Ndjenja e zbrazjes jo të plotë të fshikëzës së urinës.
PAMUNDESI RIPRODHUESE:
Pacientët që vuajnë për një kohë të gjatë nga ky grup smptomash, zakonisht arrijnë edhe në një ulje të aftësisë riprodhuese.
PROSTATITI BAKTERIAL AKUT
Prostati bakterial akut fillon menjëherë me temperaturë të lartë për disa ditë, me dhimbje perineale, dhimbje mesi dhe çrregullime të rënda urinare.
I sëmuri duhet të drejtohet te mjeku, i cili me anë të eksplorimit rektal, në këto raste konstaton se gjendra e prostatës është e fryrë, e zmadhuar, e nxehtë, e butë dhe e dhimbshme në prekje.
TRAJTIMI
Studimet e fundit dëshmojnë se përdorimi i alfa-bllokantëve dhe i antibiotikëve, si edhe kombinime të ndryshme të këtyre dy tipeve të medikamenteve kanë dhënë rezultate më të mira për përmirësimin e simptomave klinike. Trajtimi me vetëm anti-inflamatorë i këtyre patologjive, ka qene me rezultate më të dobëta.
Zakonisht, pacientët i nënshtrohen cikleve me antibiotikë dhe antiinflamatorë, së paku për 15 ditë.
Mund të përdoren gjithashtu medikamente antispastike urinare, sidomos në raste të urinimit të pavullnetshëm.
Këto mjekime duhet të pasohen nga i sëmuri, duke përmirësuar stilin e jetesës, shoqëruar me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
Duhet të bëjë një jetë seksuale të rregullt.
Të kufizojë disa produkte ushqimore si çokollatat, vezët, frutat e thata, djathërat, etj.
Të kufizojë pijet si kafeja, çaji, pijet e gazuara si edhe ato alkoolike.
Gjatë ditës duhet të pijë ujë se paku 2 deri në 3 litra, por jo 3 deri në 4 orë përpara se të shkojë për të fjetur.
Të ndërpritet pirja e duhanit, sepse nikotina është irrituese për fshikëzën e urinës.
PROSTATITI BAKTERIAL KRONIK
Prostatiti bakterial kronik është një patologji që haset në shumë pacientë që kanë një infeksion të gjendrës së prostatës dhe të vezikulave seminale. Zakonisht janë konstatuar më shpesh bakteriet si Escherichia Coli, Staphylococcus Epidermidis, etj.
TRAJTIMI
Pasi pacienti të ketë bërë disa ekzaminime mikrobiologjike (mbjellje të urinës apo të lëngut spermatik), për të individualizuar agjentin mikrobial, duhet të fillojë trajtimi me antibiotik dhe me produkte alfa-litike, anti-inflamatore, multivitamina, fermente laktike, etj.
PROSTATITI KRONIK ABAKTERIAL
Prostatiti kronik abakterial vihet re më rrallë. Këta të sëmurë zakonisht kanë vështirësi në urinim si edhe fluksin e urinës së nxjerrë e kanë të dobët. Në ekzaminimin rektal, pacienti ka dhimbje te fortë në prekje të prostatës, por vetëm në një anë.
KESHILLA PER PACIENTET ME PROSTATIT AKUT APO KRONIK
DIETA
Të konsumohen ushqime të ngrohta dhe në orare të rregullta.
Të eliminohen ushqimet pikante dhe mishi i derrit, pijet alkoolike, rrushi, domatet si edhe ushqime të tjera që mund të acidifikojnë urinën si çokollatat, të konservuarat, speca djegës, qepët, lulelakra, brokoli si dhe pije të gazuara.
STILI I JETËS
Të evitohen sportet që potencialisht mund të traumatizojnë gjendren e prostatës si dhe biçikleta, motori, kalërimi.
Të bëhen shëtitje dhe te praktikohen aktivitete sportive relaksuese si noti, vrapime te lehta, gjimnastikë për relaksimin e trupit, etj.
Të evitohen aktivitetet sedentare apo në pozicion të ulur si p.sh. udhëtimi me makinë për një kohë të gjatë.
Të bëhet kujdes për higjienën personale dhe atë intime, sidomos për ata që vuajnë nga hemorroidet, duke marrë terapi mjekësore për kurimin e tyre.
Të bëhet një aktivitet i rregullt seksual
Të mos vishen të brendshme dhe pantallona shumë të ngushta.
Shenjat e zmadhimit të prostatës janë:
Vështirësi në urinim
Ndjesi e mozbrasjes së plotë të fshikëzës së urinës
Nevojë për urinim të shpeshtë
Rrjedhje e dobët e urinës
Urinim i shpeshtë gjatë natës
Nëse konstatoni simptomat e mësipërme duhet të kontaktoni me mjekun specialist urolog për të marrë trajtimin e duhur.
PROSTATITI
Prostatit kemi në rastet kur gjendra e prostatës inflamohet e cila mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial por në të shumtën e rasteve nuk gjendet asnjë lloj infeksioni dhe mbetet e paqartë shkaktari I vërtetë që çon shfaqjen e kësaj patologjie. Në ndryshim nga Zmadhimi apo Kanceri I Prostatës që zakonisht prekin meshkujt e moshave të mëdha, Prostatiti haset në meshkujt e të gjitha moshave dhe është më I përhapur të meshkujt e moshave 30-50 vjeç.
Simptomat e Prostatitit janë:
Dhimbje në pjesën pelvike, të legenit dhe organet genitale Dhimbje gjatë urinimit Ndjesi urinimi e shpeshtë Vështirësi në urinim ( si psh. pamundësi për të filluar urinimin) Dhimbje gjatë ejakulimit
Edhe në këto raste, pra nëse keni prezencë të simptomave më lart, rekomandohet të konsultoheni me mjekun specialist urolog.
KANCERI I PROSTATËS
Kanceri i prostatës është ndër kancerat më të përhapur te meshkujt dhe përsa I përket shkaktarëve që cojnë në shfaqjen e tij akoma nuk ka një ide të qartë por shanset që të prekeni nga kanceri i prostatës rriten me rritjen e moshës. Statistikat tregojnë që më së shumti preken meshkujt e moshës së tretë (mbi 65 vjeç), por gjithësesi meshkujt e moshës mbi 50 vjeç janë ata më të rrezikuarit për t’u prekur. Faktorë të tjerë rreziku për këtë lloj Kanceri janë edhe:
Historia familjare – Meshkujt që kanë familjar të gradës së parë që kanë patur ose kanë kancer të prostatës, janë 50% më shumë të rrezikuar për t’u prekur në krahasim të tjerët. Faktorë të tjerë rreziku konsiderohen edhe; dietë e pasur me yndyrna, duhani, konsumi i alkolit, etj.
Simptomat shoqëruese të Kanceri të Prostatës mund të jetë e vështirë të dallohen nga ato të zmadhimit të Prostatës dhe si të tilla mund të përmendim:
Urinim i shpeshtë, sidomos natën Probleme dhe vështirësi në urinim Dhimbje apo djegie gjatë urinimit Prezencë gjaku në urinë apo në spermë Ҫrregullime në ereksion Dhimbje në kofshë, ije dhe në fund të shpinës
Diagnostikimi në fazat fillestare çon në trajtimin e hershëm dhe të suksesshëm të pacientit, pra përpara se sëmundja malinje të prekë edhe organet e tjera. Më shumë se 90% e pacientëve të diagnostikuar në faza të hershme të sëmundjes kanë mundur të trajtohen me sukses.
Për të gjitha patologjitë më lart është e rëndësishme që në rast ekzistence të simptomave duhet të kontaktoni në kohë me mjekët specialistë urologë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd