Transmetuar më 06-03-2024, 08:28

Lezhë, 6 Mars 2024 /noa.al- Një burrë është plagosur rëndë, por paraprakisht është jashtë rrezikut për jetën, pasi u qëllua me armë zjarri në një pritë të armatosur, arsyet e së cilës janë momentalisht të paqarta.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 08:00, pranë fshatit Rrilë të Lezhës, raporton noa.al duke cituar burime policore lokale. Burri sapo kishte lënë fëmijët në shkollë kur iu zu pritë.

Shtetasi Agron Puka, 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar.

54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar në vendngjarje, raportohet se është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit