Transmetuar më 04-03-2024, 23:16

ITALI – Inter-Genoa ishtre ndeshja përmbyllëse e javës së 27-të të Serisë A, ku nuk pati ndonjë surprise. Nëse fitorja e interit në kampionartin Italian në këtë sezon, nuk përbën shumë lajm, për të gjithë ne shqiptarët dhe jo vetëm, supergoli i Kristjan Asslanit, mesfushorit kuqezi, që hapi edhe serine e golave këtë ndeshje, padyshim që vlen shumë.

Pas disa rasteve të Genoas në minutën e 30-të, Asllani i asistua nga Sanchez zhbllokon takimin me një gol mjaft të bukur, i pari për ndeshjen dhe i pari për të me fanellën zikaltër, në këtë ndeshje të tretë rradhazi si lojtarë i formacionit bazë.

Vetëm 8 minuta më pas është Alexis Sanchez ai që merr përsipër pikërisht në minutën e 38-të të ekzekutojë një penallti duke e shndërruar në gol, për t’i çuar skuadrat me rezultatin 2-0 në dhomat e zhveshjes për pushimin e pjesës së parë.

Ndërkohë në të dytën i vetmi rast për të shënuar ishte goli i Vaskez që ngushtoi diferencën por pa evituar dot humbjen e Genoas. Me shifrat 2-1 u mbyll i gjithë takimi dhe me 3 pikë plus për interin që tashmë e sheh vetën 15 pikë mbi Juventusin e vendit të dytë., një situate që ja bën thjesht formalitet titullin në këtë sezon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit