Transmetuar më 04-03-2024, 23:03

Të afërmit që menaxhojnë Instagram-in e Bardhit kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta me Sarën brenda “BBV3”. Aludohet se ky veprim mund të ketë ardhur pas afrimitetit të Sarës me mikun e Bardhit, Meritonin brenda shtëpisë.

Dyshja kanë pasur konflikte brenda shtëpisë edhe më parë, por fotot e çiftit nuk janë fshirë asnjëherë deri sot. Mesa duket familjarët e Bardhit, nuk janë aq dakord sa këngëtari për lidhjen e tij me Sarën.

Kujtojmë se edhe motra e Bardhit nuk pranoi ta takonte Sarën, kur surprizoi Bardhin brenda shtëpisë. Nga ana tjetër, Bardhi i tha Sarës ditën e sotme që e sheh atë si nënën e fëmijëve të tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd