Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 04-03-2024, 20:45
Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Turqinë mbrëmjen e sotme.
Tërmeti ka qenë me forcë 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë në Çanakala.
Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik te banorët.
Sipas mediave turke, tërmeti ka rënë rreth orës 21:38 me orën lokale, 19.38 ora e Tiranës.
Tërmeti është ndjerë edhe në rajonet përreth si Stamboll, Balıkesir dhe Bursa.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd