

Një video që qarkullon në rrjetin social Telegram tregon një tank amerikan në flakë. Ky është një tank M1 Abrams i cili u shkatërrua pranë Avdejevka dhe njihet si krenaria amerikane e operacioneve luftarake.
"Trupat ruse goditën një tjetër tank ukrainas Abrams të prodhuar nga SHBA pranë Avdeyevka duke përdorur drone Upir", tha zëdhënësi i prodhuesit të këtyre mjeteve ajrore pa pilot.
Më herët u shkatërrua dhe një tjetër blind ushtarak amerikan, M1150 ABV.
Statusi i ekuipazhit, mbetet i panjohur. Disa sugjerojnë se ekuipazhet e të dy makinerive janë përfshirë nga flakët pas sulmit.
Zyrtarisht, Moska kundërshtoi këtë raportim dhe tha se anëtarët e ekuipazhit të tankeve M1 Abrams dhe M1150 arritën të evakuoheshin.
#UkraineRussianWarM1 Abrams defeated by 2 FPV drones; in a failed Ukrainian counterattack,Avdeevka (Avdiivka) front. The 2nd loss in a week. pic.twitter.com/YIrnXD8ZrD
— Ghost of Yakub (@yaao2014) March 3, 2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
