Transmetuar më 04-03-2024, 17:40

Arrestohet një serb, për krime lufte ndaj popullatës civile

Prishtinë, 4 Mars 2024, noa.al – Një kriminel serb që është zhytur në krime lufte kundër shqiptarëve të pambrojtur duke përdhunuar dhe femra shqiptare, është arrestuar më në fund.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, njoftoi sot pasdite se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

I dyshuari Ž.N, 69 vjeç, është arrestuar sot me datë 4 mars 2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut.

Ai është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale", të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë, raporton noa.al.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit