Transmetuar më 04-03-2024, 15:25

Fillimi i javës ka nisur me vranësira, dhe pritet që të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit gjatë mesditës dhe sidomos gjatë natës.

“Gjatë natës në të gjithë territorin, do ketë rrebeshe në formë shtrëngatash, shkarkesa elektrike. Herë pas here reshjet do jenë me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë vendin dhe lokalisht intensive në jug të vendit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm të paktën deri ditën e Premte”.

Muaj Mars pritet të na kthejë edhe reshjet e borës.

“Rikthehet dëbora në pranverë! Pra, kemi kaluar një Shkurt të ngrohtë, megjithatë sot e nesër parashikohet të ketë reshje dëbore në gjithë zonat lindore, më së shumti në pjesën juglindore. Në orët e para të mëngjesit nesër parashikohet që dëbora të përfshijë edhe zonat verilindore”,

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat do të pësojnë ulje në ditët në vijim.

“Presim të kemi rënie me 3 Gradë në mesditë, pra zbret termometri në 16 gradë Celsius. Kemi rënie në orët e para të mëngjesit. Është javë pranvere nga ana kalendarike, por tipike dimri për nga moti.”

Fundjava pritet të sjellë kthjellime dhe nuk parashikohen reshje shiu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd