Transmetuar më 04-03-2024, 15:10

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera u pyet edhe për rekursin e bërë në Gjykata nga Monika Kryemadhi për t’i kthyer celularin dhe nëse ai ishte pjesë në këtë çështje.

Meta tha se për këtë mund të flasë vetë Kryemadhi pasi ai nuk mban përgjegjësi për asnjë njeri në raport me ligjin.

Sipas çështjet që janë ngritur ndaj tij në SPAK, janë fabrikuar nga mercenarët dhe zarat e Ramës.

Meta: Nuk mbaj më përgjegjësi për asnjë njeri, për çdo sjellje në raport me ligjin. Nëse deri dje thoja mbaj përgjegjësi vetëm për vajzën time edhe ajo tani i ka mbushur 18 vjeç. Ajo që dua t’ju siguroj ju dhe shqiptarët që sjellja ime në raport me ligjin ka qenë perfekte.

Janë mercenarët dhe zarat e Ramës që përpiqen të fabrikojnë dhe përdorin njerëz me krime të rënda që duhet të ishin në burg kundër Ilir Metës.

Çështja CEZ-DIA është regjistruar nga McGonigali. Çështje është regjistruar në dhjetor të vitit 2019. Ky është një moment mes manifestimit të parë të paralajmëruar nga unë, si një mjet presioni kundër Presidentit të Republikës, që të pranonte betimet e faqezinjve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit