Barça ka shënuar në axhendën e saj blerjen e një anësori të majtë në merkaton e verës së ardhshme. Largimi i Ousmane Dembélé te PSG ishte një handikap i madh për lojën e Xavit. Një nga emrat që i pëlqen klubit blaugrana është Khvicha Kvaratskhelia, pjesë e Napolit, por është preferencë e shtrenjtë dhe pothuajse e pamundur.
Nëse rekrutimi i tij tashmë është i komplikuar, disa deklarata të babait të gjeorgjianit duket se mbyllin derën e largimit nga klubi napolitan. Badri Kvaratskhelia shpjegoi në "Radio TV Serie A": "Personalisht ndiej se djali im do të vendosë të qëndrojë te Napoli sezonin e ardhshëm. Unë do t’i respektoj të gjitha vendimet e tij".
Një pozicion që bie ndesh me pozicionin e agjentit të tij, i cili e konsideron si një nga më të paguarit në skuadrën napolitane dhe tashmë ka thënë se është i motivuar të luajë për Barçën apo Real Madridin.
Khvicha Kvaratskhelia, rivali i Barçës në Ligën e Kampionëve, ka kontratë deri në vitin 2027, edhe pse në moshën 23-vjeçare mund të bëjë kapërcimin drejt një klubi të madh. 8 golat dhe 6 asistet e tij këtë sezon janë për t’u marrë parasysh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd