Transmetuar më 04-03-2024, 13:39

Fitorja në këtë sezon është më shumë se një zakon i këndshëm tek Interi. Është pothuajse një varësi, një kënaqësi që kërkon të përjetohet sa më shumë, po i çon zikaltrit drejt yllit të dytë në fanellë dhe çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Me Superkupën e Italisë tashmë në xhep, pas këtij udhëtimi mbresëlënës të kryesuesve të Serie A qëndron Simone Inzaghi, i cili në ndeshjen e së hënës do ta kalojë vijën e finishit prej 300 stolash në kompeticion, mes Lazios dhe Interit. 47-vjeçari nga Piacenza do ta bëjë këtë "nusërim" me kënaqësi të veçantë: askush para tij nuk e ka arritur këtë "stacion" me kaq shumë fitore.

Ndeshja e 300-të e Inzaghit si trajner në Serie A do të jetë sonte në "San Siro", Inter-Genoa. Në rast suksesi ndaj verdhebluve, ai do të ngrihet në kuotën e 179 fitoreve në karrierë. Trajneri nga Piacenza ka regjistruar edhe 50 barazime e 71 humbje.

Mesatarja e tij e pikëve është pra 1.95 për ndeshje, ndërsa përqindja e fitoreve është shumë e respektueshme, 60%. Në këtë këndvështrim, të dhënat e trajnerit të zikaltërve favorizohen pasi e ka nisur menjëherë karrierën në një klub të madh si Lazio, ndërsa kolegët e tjerë, shih Massimiliano Allegri, paguajnë me dhjetëra ndeshje zonën e mbijetesës.

Mënjanë detajet, shifrat e pakundërshtueshme flasin për një trajner në agimin e 300 stolave, që festoi si askush tjetër në kampionatin italian. Boshllëku i madh i tij në Serie A, mungesa e titullit kampion, është gati të plotësohet në këtë vit të brishtë.

Renditja e më të suksesshmëve padyshim që bashkon vetëm trajnerë të profilit shumë të lartë, me Carlo Ancelotti dhe Massimiliano Allegri në podium, me Inzaghin. Megjithatë, falë barazimeve të shumta, trajneri aktual i Real Madridit është i vetmi që mburret me një mesatare pikësh më të mirë se ai i Interit, duke përfshirë sfidat kur fitorja vlente ende 2 pikë.

"Top 5" kompletohet gjithashtu me legjendarin Helenio Herrera, Giovanni Trapattoni, Fabio Capello, Roberto Mancini dhe Marcello Lippi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit